Capello “godet” Anglinë para Botërorit

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 12:32 | Nga
“Ekipet e tjera vazhdojnë dhe fitojnë, nuk merren me justifikime. Arsyetimet janë për humbësit”.

Janë këto fjalët e Fabio Capello, ish-trajnerit të Anglisë, i cili ka siguruar në deklaratat e mbledhura nga “The Sun” se kombëtarja e “Tre Luanëve” nuk duhet të kërkojë elementë të jashtëm për të justifikuar performancën e ulët në Kupat e Botës së fundit.

“Presioni i Kupës së Botës është diçka e ndryshme, është e vështirë të kuptohet se çfarë ndodh me shumë lojtarë në atë mjedis, – pohoi trajneri i njohur italian, i cili e udhëhoqi Anglinë në “Afrika e Jugut”, në vitin 2010.

“Fanella e ekipit kombëtar mund të peshojë shumë mbi supet e një lojtari, por nuk është një sakrificë, nuk është një burg. Këto janë gjërat, që njerëzit shpikin pas humbjeve”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme