Capello: Napoli mund ta eliminojë Realin

Prishtinë | 12 Shk 2017 | 10:05 | Nga

Ish-trajneri i Real Madridit ka deklaruar që Napoli mund ta eliminojë gjigantin spanjoll.

Capello paralajmëron se Reali duhet të ketë kujdes në lojtarin Driens Mertens dhe se duhet të luajnë me shpejtësi ndryshe Napoli shumë lehtë mund t’i mposhtë ata.

“Nëse Real Madridi bën të njëjtat gabime që bëri mbrëmë me Osasunën, atëherë Napoli mund të jetë i qartë në qëllimet e veta. Me lojën që bëri Ramos ndaj Osasunës, Mertensi do të dalë shumë herë një me një kundër Navasit”, ka thënë Capello për “Fox Sports Italia”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme