CAS do të vendosë më 22 Janar për titullin që iu hoq Skënderbeut

Prishtinë | 10 Jan 2018 | 10:18 | Nga

Brenda muajit Janar do të marrë fund saga e titullit kampion të sezonit 2015-2016 që iu hoq Skënderbeut nga FSHF, pas dyshimeve të UEFA-s për përcaktimin e rezultateve në Europa League, por edhe në Kategorinë Superiore. Klubi korçar e ka ankimuar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të zvicrës vendimin e

Federatës Shqiptare të Futbollit, që duhet të vendosë se kujt do t’i shkojë përfundimisht ky trofe, pasi e pretendon edhe Partizani, që në atë sezon u rendit i dyti. Vendimi në shkallën me të lartë të drejtësisë sportive do të merret pikërisht më 22 janar në Lozanë, ku do të paraqiten përfaqësuesit e FSHF-së dhe të Skënderbeut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme