Cavani: Barcelona na demoralizoi me përmbysjen

Prishtinë | 07 Qer 2017 | 21:57 | Nga

Duke reflektuar në rikthimin historik 6-1 të Blaugranasve, sulmuesi uruguaj shpjegoi se kushdo që shikon në pikat kryesore të ndeshjes do të kuptojë padrejtësinë e arbitrave ndaj tyre.

“Ndeshja shënoi historinë e PSG,” i tha ai L’Equipe.

“Është një moment që na ka goditur të gjithë dhe ishte diçka e pashpjegueshme dhe e papritur. Vetëm ndizni televizorin dhe shikoni përsëritjen e lojës për të kuptuar se përmbysja nuk ishte e drejtë”.

Ish-lojtari i Napolit vazhdoi të shprehë ndjenjat e tij për ndeshjen, duke deklaruar se ekipi i tij meriton më shumë nga takimi.

“Është e vërtetë që me një rezultat 3-1 askush nuk mund ta imagjinonte një rikthim të tillë, por më pas ndodhën disa gjëra që na sollën humbjen”, shtoi ai.

“Ne ndiejmë një trishtim të madh, hidhërim dhe zemërim, pasi gjërat që kanë ndodhur nuk janë normale në futboll.” Përfundoi intervistën e tij uruguajani, i cili shoi shpresat e Barcelonës me golin e tij në Camp Nou edhe pse Barcelona u ringrit për të bërë përmbysjen më të madhe të historisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme