Cavani ironizon me klubet e Premierligës

Prishtinë | 19 Sht 2018 | 17:28 | Nga

Sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani, nuk pranon assesi që Ligue 1 është inferiore para Premierligës.

Ai u shpreh kështu pas humbjes nga Liverpool mbrëmë, 3:2, përcjellë “Lajmi.net”.

“Do të doja të shihja se si klubet e Premierligës do të luanin në Ligue 1”, deklaroi Cavani me ironi.

“Në Ligën e Kampionëve luajnë ekipet më të mira në Evropë dhe kur luani me to, herë humbni e herë fitoni”.

“Ekipet franceze kanë treguar performanca të mira në Evropë gjatë viteve të fundit”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme