Cavani kritikon ekipet e Premier Ligës, mohon inferioritetin e ligës franceze

Prishtinë | 19 Sht 2018 | 16:44 | Nga

Sulmuesi i Parisit Edison Cavani, ka folur pas humbjes së ekipit të tij të martën mbrëma, në ndeshjen e parë vlefshme të fazës së grupeve në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ai i bëri këto komente pas zërave të shtuar rreth kualitetit të futbollit francez, duke thënë se kjo nuk ka ndodhur për shkak se Ligue 1,nuk ka futboll cilësor.

“ Liga e Kampionëve ka ekipet më të mira të evropës. Gjatë ndeshjeve ekipet e mëdha ndonjëherë humbin e ndonjëherë fitojnë”.

Uruguaiani shtoj se “ Nuk është kjo një disavantazh që i lë prapa ekipet vetëm pse janë pjesë e Ligue 1. Do të doja që edhe ekipet e Premier League të ishin pjesë e ligës franceze, për ta parë si do të ja kishin dalur”, shkruan goal.com, përcjellë Klan Kosova.

Paris Saint Germain humbi nga Liverpool, kur në minutat e fundit shënoi Firminho.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme