Cavani largohet nga PSG, rikthehet në Serie A

Prishtinë | 17 Tet 2018 | 17:37 | Nga Ekonomia Online
Edinson Cavani mund të largohet nga Paris Saint Germain këtë verë.
Qëndrimi prej pesë vitesh në ‘Parkun e Princave’ po shkon drejt fundit për sulmuesin nga Uruguai/

Sipas asaj që raporton ‘La Gazzetta’, 31 vjeçari mund të largohet nga kampionët e Francës, për t’i hapur rrugë dominimit në sulmin e PSG-së dyshes Neymar – Mbappe.

E ardhmja e Cavanit mund të jetë në Serie A, ku një rikthim në Napoli duket shumë i mundshëm, por gjithçka do të varet edhe nga dëshira e trajnerit Carlo Ancelotti.

Në këto pesë vite te PSG, Cavani ka regjistruar 170 ndeshje ku ka shënuar edhe 121 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme