Cavani lë nën hije Lewandowskin dhe Messin

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 09:32 | Nga

Edinsion Cavani po mahnit të gjithë me formën e mirë te Paris Saint-Germain në sezonin 2016/2017.

Sulmuesi uruguaian shënoi dy gola në fitoren e PSG ndaj Guingamp me rezultat 4-0.

Me këtë dygolësh, ylli i klubit nga Parisi vazhdon në krye të listës së golashënuesve në Ligue 1 me 29 gola.

Gjithsesi Cavani këtë sezon ka shënuar 48 gola në të gjitha garat për PSG-në dhe përfaqësuesen e Uruguait.

Me këtë dy golësh ai kaloi Robert Lewandowskin dhe Lionel Messin, të cilët kanë shënuar nga 46 gola këtë sezon për klubet dhe përfaqësueset e tyre.

Të ngjashme