Chelsea 30 mln funta për zëvendësuesin e John Terryt

Prishtinë | 13 Jan 2017 | 10:16 | Nga

Chelesa është në kërkim të një mbrojtësi, që në fund të del si zëvendësues ideal i John Terryt.

Legjenda e Chelseat është afër përfundimit të kontratës, dhe njëkohësisht edhe karrierës si futbollist profesionist.

Pa Terryn, Blutë e Londrës do të kenë probleme në mbrojtje, por për këtë gjë është duke u përkujdesur Antonio Conte i cili ka ofruar 30 millionë funta për shërbimet e mbrojtësit, Ben Gibson.

23-vjeçari ka luajtur 20 ndeshje në Premier Ligë te skuadra e Middlesbrought, duke i ndihmuar atyre të tregojnë rezultate të mira.

John Terry të cilit kontrata i skadon në fund të sezonit, është duke u kërkuar nga dy klube, Bournemouth dhe Aston Villa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme