Chelsea feston titullin, Tottenham, City e Liverpooli në Champions

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 00:01 | Nga

Është mbyllur java e fundit në Premier Ligën angleze, për edicionin 2016/17.
Në xhiron e fundit të Premier Ligës, të gjitha ndeshjet u zhvillua në orar të njëjtë dhe skuadrat favorite të gjitha arritën që të fitonin. Gjithsejtë 37 gola u realizuan në 10 ndeshje të luajtura.

Ashtu siç pritej kampioni në fuqi, Chelsea triumfoi lehtësisht përballë Sunderlandit 5:1 për të festuar titullin në mënyrën më të mirë të mundshme. Në Stamford Bridge iu dha edhe lamtumira legjendës, John Terry i cili do të largohet nga klubi.

Fitoren më bindëse e shënoi Tottenhami që si mysafir i Hull Cityt triumfoi 7:1.

Pas Chelseat e Tottenhamit që më herët kishin siguruar pozitat një dhe dy, tani edhe Manchester City e Liverpooli u bashkohen atyre në garën më prestigjioze evropiane.

City që shkon si i treti, mundi Watfordin 5:0, kurse Liverpooli e pati të lehtë ndaj Middlesbrough 3:0.

Mbetet në Ligën e Evropës, Arsenali i Granit Xhakës e Shkodran Mustafit, që përkundër fitores 3:1 ndaj Evertonit nuk mundi ta përfundonte kampionatin më lartë se pozita e pestë.

Nga Premier Liga janë përshëndetur, Sunderland, Middlesbrough dhe Hull City.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme