Chelsea gjen zëvendësuesin e Courtois-it

Prishtinë | 13 Kor 2018 | 10:08 | Nga

Gjiganti anglez është i interesuar ta trasnferojë numrin një të skuadrës nga bet365 Stadium, si zëvendësim për Thibaut Courtois që pritet të largohet gjatë verës.

Chelsea është duke bërë gati një ofertë për gardianin e Stoke City, Jack Butland, raportojnë mediat britanike.

Blutë janë duke pritur largimin e Thibaut Courtois nga Stamford Bridge gjatë verës, ndërsa përcjellin edhe gardianin e Roma, Alisson.

Por meqë ai mund të jetë shumë i shtrenjtë për buxhetin e tyre, skuadra nga Londra e sheh anglezin si alternativë shumë të mirë për Courtois.

Belgu sipas të gjitha gjasave do të largohet në drejtim të Real Madrid, që është duke e përcjellur dy vjetët e fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme