Chelsea hetohet nga FIFA

Prishtinë | 20 Sht 2017 | 09:30 | Nga

Skuadra e Chelseat do të hetohet nga shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA.

FIFA ka në plan ta hetoj kampionin e Premier Ligës për shkelje të pretenduar të rregullave në lidhje me nënshkrimin e lojtarëve të rinj.

Blues janë përballur me dy hetime të mëparshme në tetë vitet e fundit, në lidhje me transferimet e Gael Kakuta dhe Bertrand Traore, dhe kështu ata do të përballen me tjetrën.

Chelsea mori një ndalim për transferime në vitin 2009, edhe pse më vonë u apelua me sukses në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport.

FIFA këtë sezon ka dënuar Atletico Madridin, për transferimet e paligjshme të të rinjve, ndërsa e njëjta gjë pritet t’i ndodhë edhe Chelseat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme