Chelsea ia komplikon Real Madridit transferimin e Eden Hazard

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 16:57 | Nga

Real Madrid nuk do ta ketë një rrugë aspak të lehtë për të arritur deri te Eden Hazard.

‘Los Blancos’ janë në kërkim të një zëvendësuesi të Cristiano Ronaldos, që është transferuar te Juventus.

Emri që më së shumti po përmendet në media është ai i Eden Hazard, yllit belg të Chelsea.

Por, për të nënshkruar me Hazardin, Real Madrid duhet të bind Chelsea që kërkon rreth 225 milionë euro për shërbimet e tij.

Problemi tjetër qëndron në atë se lojtari ka kontratë me Chelsean edhe për dy vite, gjë që lë të kuptohet se kalimi në ‘Santiago Bernabeu’ duket shumë i vështirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme