Chelsea largon edhe një lojtar

Prishtinë | 11 Gus 2017 | 09:58 | Nga

Kampioni i Anglisë vazhdon me politikën e saj për huazimin e lojtarëve të rinj dhe atyre që nuk kanë vend në skuadrën e parë.

Lewis Baker ka nënshkruar kontratë të re me Chelsean dhe është huazuar për dy sezone të skuadra e Middlesbrough.

Ai u kërkua edhe nga skuadrat tjera si  Reading, Birmingham City dhe Aston Villa, por trajneri i Middlesbrough i premtoi më shumë minuta.

Baker edhe sezonin e kaluar ishte i huazuar, ku luajti te Vitesse në Holandës bashkë me Milot Rashicën.

Chelsea këtë sezon ka shitur ose huazuar mbi 25 lojtarë, duke qenë skuadra më aktive në Europë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme