Chelseat i bllokohet plani për stadiumin e ri, familja ankohet se ia zë dritën e diellit

Prishtinë | 12 Jan 2018 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Planet e Chelseat për ndërtimin e stadiumit të ri në vlerë 1 miliardë funte janë bllokuar nga një familje, e cila është ankuar se stadiumi i ri do t’ia zë dritën e diellit shtëpisë së tyre.

Familja Crosthwaites ka jetuar në këtë shtëpi në perëndim të Londrës për 50 vjet dhe është aq afër stadiumit Stamford Bridge sa mund ta futësh topin në stadium nga oborri i shtëpisë.

Familja katër anëtarësh beson se stadiumi që pritet të ketë kapacitet prej 60 mijë ulëseve do të krijojë hije të përhershme në shtëpinë e tyre.

Lejen për stadiumin e ri e ka nënshkruar majori i Londrës një vit më parë, por Chelsea i ka kërkuar këshillit lokal që të intervenojë dhe ky këshill pritet që të hënën të takohet për të vendosur se çfarë do të ndodhë.

Klubi i ka thënë këshillit lokal se punët nuk mund të vazhdojnë nëse ka rrezik nga një vendim gjyqësor për këtë çështje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme