Chiellini: Ky është Juventusi më i mirë në tetë vjetët e fundit

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 09:27 | Nga

Girorgio Chiellini beson se kjo skuadër është më e mira në tetë vjetët e fundit, mirëpo jo skuadra më e mirë e të gjitha kohërave të Juventusit.

“Zonja e Vjetër” mori fitoren në momentet e fundit në ndeshjen kundër Frosinones në kuadër të javës së pestë në Serie A, të dielën, goli i Cristiano Ronaldos në minutën e 81 de ai i Federico Bernardeschit në minutën e 90’, i dhanë fitoren e pestë të skuadrës nga Torino në këtë stinor, transmeton Gazeta Express.

“Luajtëm me fokus dhe vëmendje. Këto janë ndeshje të vështira”, ka thënë kapiteni për Sky Sport Italia.

“M e këtë kualitet që kemi, është e vështirë që të mos shënojmë gol brenda 90 minutave”.

“Kam pasur kënaqësinë të luaj përkrah Lilian Thuramit e Fabio Cannavaros. E kam shikuar Juventusin e Ciro Ferraras dhe Paolo Monteros. Futbolli ka evoluar, nuk mund ta krahasosh të kaluarën me të tashmen”.

“Ajo çfarë mund të them është se kjo skuadër është më e forta në tetë vjetët e fundit”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme