Cikalleshi rikthehet me gol te Basaksehir

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 16:06 | Nga

I rikthyer te Basaksehir, pas paraqitjeve fantastike te Akhisari ku ishte i huazuar, Sokol Cikalleshi tregoi se nuk i trembet konkurrencës.

Sulmuesi kuqezi shënoi në miqësoren ku Basaksehir fitoi 4-1 në Slloveni, përballë skuadrës së Ligës së Parë, Triglav.

Cikalleshi realizoi golin e fundit të ekipit nga Stambolli në minutën e 83-të, duke treguar se pavarësisht konkurrencës në repartin ofensiv, ai mund të jetë mjaft i vlefshëm për skuadrën në sezonin e ri, si në Superligën turke, ashtu edhe në Champions Leauge, ku Basaksehiri do të luajë në turin e tretë kualifikues.

Një gol me peshë, edhe për faktin se Emanuel Adebayor, që vlerësohet si emri më i rëndësishëm i sulmit qëndroi në fushë përgjatë gjithë lojës, pa gjetur rrugën e rrjetës.

Tashmë mbetet për tu parë nëse Cikalleshi dhe Basaksehiri do të vijojnë bashkëpunimin, apo nëse merkato do të sjellë surpriza. Sulmuesi kavajas kërkon hapësira, të cilat në rast se nuk do ti sigurohen në Stamboll, mund ti gjejë lehtësisht në një tjetër skuadër, edhe sepse interesimi për të është mjaft i madh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme