City-Barcelona, dakord për Claudio Bravo

Prishtinë | 16 Gus 2016 | 11:27 | Nga

Manchester City ka rënë dakord me Barcelonan për blerjen e portierit Claudio Bravo për 16 milionë euro. Lajmin e bën të ditur gazeta “Marca”.

Emri i portierit kilian është lidhur së fundmi me atë të ish-trajnerit të katalunasve Pep Guardiola, pasi ky i fundit la në stol Joe Hart në ndeshjen e City kundër Sunderland, që hapi sezonin e ri të Premier League.

Por, duke qenë se bisedimet janë ende të hapura, vlera e Bravo ka gjasa të rritet deri në 20 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme