Çka e frikëson Kloppin nga Unitedi

Prishtinë | 16 Tet 2016 | 14:54 | Nga

Jurgen Klopp ka frikë vetëm nga gjatësia e futbollistëve të Manchester Unitedit

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka pranuar se ka frikë nga fiziku, gjatësia e lojtarëve të Manchester Unitedit.

Ai madje me shaka tha se kanë filluar që t’i zgjasin lojtarët e tyre.

“Ne tashmë kemi filluar t’i zgjasim lojtarët tanë”, tha me shaka Klopp gjatë konferencës për media.

“Ne e dimë se çfarë fiziku kanë lojtarët e Unitedit dhe nuk mund të bëjmë asgjë për ta ndryshuar, por ne duhet të shmangim pozita të tilla ku ata mund ta shfrytëzojnë atë”.

Kujtojmë se Liverpool do të takohet me Unitedin këtë të hënë, në kuadër të Premierligës angleze.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme