“Çmendet” Perezi, ofron 135 milionë € për Mbappen

Prishtinë | 06 Qer 2017 | 16:36 | Nga

Real Madrid është i gatshëm për të thyer merkaton e futbollit me Kylian Mbappe. Florentino Perez pritet t’i ofrojë 135 milionë euro Monakos për nënshkrimin e Mbappes, sipas “Radio Monte Karlo” (RMC).

Presidenti i “Los Blancos” e dëshiron sulmuesin e ri francez në radhët e të tijve, duke nisur nga sezoni 2017-2018.

Talenti i ri i Monakos, është bërë një nga prioritetet kryesore të Real Madridit, kampionit të freskët të Ligës së Kampionëve.

Real Madridi është i gatshëm për ta thyer merkaton e futbollit me një ofertë rekord. Siç është raportuar nga Radio Monte Karlo (RMC), pasi ka hedhur në tavolinë dy ofertat e para: 100 milionë euro dhe 115 milionë euro, Florentino Perez ka vendosur të ofrojë tashmë 135 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme