Conte: Kane do të ishte përforcim i ëndrrave

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 11:26 | Nga

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, ka zbuluar se përforcimi i tij i ëndrrave ka qenë sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane.

Trajneri italian i cili gjatë afatit kalimtar veror përforcoi sulmin me Alvaro Moratan, i cili erdhi nga Real Madridi për 58 milionë paundë (rreth 65 milionë euro), tha se “blutë” nuk dëshirojnë të sjellin Kane, por sinqerisht mahnitet ndaj aftësitë e tij.

“Tottenham me të vërtetë është ekip i mirë, nëse arrini të mbani të gjithë lojtarët. Për mua Kane është një nga sulmuesit më të mirë të botës. Nëse duhej të blija një sulmues, do të shkoja pas Kane. Ai është sulmues i kompletuar. Fizikisht i fortë, me top dhe pa top, i fortë në ajër dhe akrobat në anën e majtë dhe të djathtë. Ai lojtar i kompletuar dhe një nga sulmuesit më të mirë në botë, për ne do të ishte përforcim i ëndrrave. Kur do të dëshironi ta blini do të kushtonte së paku 100 milionë paundë”, tha Conte.

Trajneri italian më pas pranoi se dëshira e tij këtë verë ka qenë Kyle Walker, i cili nga Tottenham kaloi në Manchester City për 45 milionë paundë (rreth 50.5 milionë euro).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme