Cristiano, Messi… lojtarët që kanë shënuar më shumë gola nga gjuajtjet e lira në 10 vjetët e fundit

Prishtinë | 24 Shk 2018 | 10:33 | Nga

Ronaldo është mbreti sa i përket golave nga gjuajtjet e lira në 10 vitet e fundit.

“Goal.com” ka bërë një listë me lojtarët që kanë shënuar më së shumti gola nga goditjet e dënimit në 10 vitet e fundit, transmeton Gazeta Express.

Mbreti i ekzekutimeve të gjuajtjeve të lira momentalisht është Cristiano Ronaldo me 24, duke lënë prapa Lionel Messin me 21.

I treti më efikas nga goditjet e dënimit është mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanicin.

Lojtarët me më së shumti gola në 10 vitet e fundit nga goditjet e dënimit:

10. Philippe Coutinho – Shtatë gjuajtje të lira gjatë kohës te Interi, Liverpooli dhe Barcelona.

10. Christian Fuchs – Shtatë gjuajtje të lira gjatë kohës te Bochum, Mainz, Schalke dhe Leicester City.

10. Wayne Rooney – Shtatë gjuajtje të lira gjatë kohës te Manchester United dhe Everton.

10. Aleksander Kolarov – Shtatë gjuajtje të lira gjatë kohës te Lazio, Man City dhe Roma.

10. Nene – Shtatë gjuajtje të lira gjatë kohës te Alaves, Monaco, Celta Vigo, Espanyol, Paris-Saint Germain dhe West Ham.

10. Dimitri Payet – Shtatë gjuajtje të lira gjatë kohës te Nantes, St Etienne, Lille, Marseille dhe West Ham.

10. Francesco Totti – Shtatë gjuajtje të lira te Roma.

10. Alessandro Diamanti- Shtatë gjuajtje të lira gjatë kohës te Livorno, West Ham, Brescia, Bologna, Fiorentina, Watford, Atalanta dhe Palermo.

9. Paulo Dybala – Tetë gjuajtje të lira gjatë kohës te Palermo dhe Juventusi.

9. Dani Parejo – Tetë gjuajtje të lira gjatë kohës te Real Madrid, Getafe dhe Valencia.

9. Mario Balotelli- Tetë gola gjatë kohës te Inter, Manchester City, AC Milan, Liverpool dhe Nice.

9. Alessandro Del Piero – Tetë gola te Juventusi.

9. Diego – Tetë gola gjatë kohës te Bremen, Juventus, Wolfsburg dhe Atletico Madrid.

9. Sebastian Larsson- Tetë gola gjatë kohës te Arsenal, Birmingham, Sunderland and Hull City.

9.Juan Mata – Tetë gola gjatë kohës te Valencia, Chelsea dhe Manchester United.

8. Daniele Conti – Tetë gola gjatë kohës te Roma dhe Cagliari.

8. Gylfi Sigurdsson – Nëntë gola gjatë kohës te Hoffenheim, Swansea, Tottenham dhe Everton.

7. Benat Etxebarria – Dhjetë gola gjatë kohës te Athletico Bilbao dhe Sevilla.

7. Michael Bastos – Dhjetë gola gjatë kohës te Lille, Lyon, Schalke dhe Roma.

7. Antonio Di Natale – Dhjetë gola për Udinesen.

7. Daniel Wass – Dhjetë gola gjatë kohës te Evian dhe Celta Vigo.

7. Sejad Salihovic – Dhjetë gola gjatës kohës te Hertha Berlin, Hoffenheim dhe Hamburg.

6. Zlatan Ibrahimovic – 11 gola gjatë kohës te Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG dhe Manchester United.

6. Hakan Calhanoglu – 11 gola gjatë kohës me Hamburgun, Bayer Leverkusenin dhe tani me AC Milanin.

5. Andrea Pirlo- 11 gjuajtje të lira gjatë kohës me Inter, AC Milan dhe Juventus.

4. Juan Arango – 13 gjuajtje të lira gjatë kohës te Mallorca dhe Borussia Dortmund.

4. Francesco Lodi – 13 gjuajtje të lira gjatë kohës te Empoli, Udinese, Catania, Genoa dhe Parma.

3. Miralem Pjanic – 14 gjuajtje të lira gjatë kohës te Metz, Lyon, Romë dhe Juventus.

2. Lionel Messi – 21 gjuajtje të lira gjatë kohës te Barcelona.

1. Cristiano Ronaldo – 24 gjuajtje të lira gjatë kohës te Manchester United dhe Real Madrid. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme