Cristiano Ronaldo fiton Topin e Artë, barazon Messin

Prishtinë | 07 Dhj 2017 | 20:12 | Nga

​Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka fituar Topin e Artë, të pestin në karrierë, duke u barazuar kështu me Leo Messin.

France Football për të dytin vit radhazi ka vendosur që Cristiano Roanldo të jetë futbollisti më i mirë në botë.

Portugezi kështu mposhti dy rivalët e viteve të fundit Messin dhe Neymarin.

Ronaldo tashmë ka fituar Topin e Artë të pestë në karrierë, duke u barazuar me Messin, që ka po aq tituj.

Arsyet pse Ronaldo e fitoi edhe këtë sezon Topin e Artë janë se ai triumfoi me Real Madridin në La Liga, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Spanjës.

Të ngjashme