Crouch zëvendësoi Shaqirin, theu rekord në Premier Ligë

Prishtinë | 21 Nën 2017 | 09:04 | Nga

Sulmuesi i Stoke City, Peter Crouch, ka bërë histori mbrëmë ndaj Brighton & Hove Albion.

Crouch vendosi rekord në Premier Ligë si lojtari që është futur më së shpeshti në fushë nga banka rezervë.

Sulmuesi anglez u fut në lojë të hënën mbrëma në minutën e 73-të në ndeshje kundër Brighton & Hove Albion, duke e zëvendësuar Xherdan Shaqirin.

Kjo ishte plot hera e 143-të në karrierën që Crouch futet në lojë nga banka e rezervistëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme