Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shkëndija – Milani

Prishtinë | 10 Gus 2017 | 16:48 | Nga

Kanë dal në shitje biletat për ndeshjen e kthimit KF Shkëndija kundër AC Milan për UEFA Ligën e Evropës, e cila do të mbahet me 24 gusht në Shkup.

Çmimi i biletave nis nga 400 denarë, (6.5 euro), 600 denarë apo rreth 10 euro, 800 denarë ose 13 euro si dhe 1000 denarë ose pak mbi 16 euro.

Këtë e kanë bërë të ditur klubi i Shkëndijës në uebfaqen e saj zyrtare, ku ka shkruar:

Duke filluar prej sot 10.08.2017 (e enjte) KF Shkëndija ka lëshuar në shitje biletat për ndeshjen e kthimit të play offit të UEFA Europa League me Milanin më 24 gusht në Shkup. Varësisht prej pozitave në stadium biletat dhe çmimet janë të ndarë në disa kategori.

Të gjithë mbështetësit e Shkëndijës dhe dashamirët e futbollit prej sot do të mund të sigurojnë bileta për ndeshjen historike që ekipi ynë do t’i luajë si vendas. Duke parë interesin e madh për ndeshjen e kthimit të play offit të UEFA Europa League me Milanin më 24 gusht në Shkup, është vendosur që biletat të lëshohen që tani në shitje, ndërsa varësisht prej pozitave në stadium biletat dhe çmimet janë të ndarë në disa kategori.

Shitja e biletave fillimisht do të nisë online në rrjetin Mktickets, në Fan Shopin zyrtar të klubit në qendër të Tetovës dhe te kiosku Monako në Tetovë, ndërsa ditët në vijim pika shitje do të hapen edhe në Shkup, Tiranë e Prishtinë për të cilat do të njoftojmë në mënyrë plotësuese.

Njëkohësisht njoftojmë tifozët se për ndeshjen e parë të play offit ndërmjet Milanit dhe Shkëndijës më 17 gusht bileta mund të sigurohen përmes faqes zyrtare të AC Milan TICKETS

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme