Dallku s’e humb besimin, madje e kërcënon Ukrainën

Prishtinë | 07 Tet 2016 | 21:03 | Nga

Mbrojtësi aktual i Prishtinës, dhe ish-lojtari i Vorskla Poltavës në Ukrainë, Armend Dallku, u ka zbuluar ukrainasve Kosovën. Sipas tij, përzgjedhësi i Ukrainës, Andrij Shevchenko, nuk duhet të flejë i qetë.

“Kosova ka një lojtar të shpejtë në vijë dhe po ashtu mesfushë të mirë. Fokusi i skuadrës është në dy mesfushorët anësor që kanë shpejtësi të lartë, ata luajnë mirë me topin dhe janë të paparashikueshëm. Kjo ju lejon kundërsulme të shpejta”, ka thënë Dallku për “ua-football.com”.

Ai foli edhe për trajnerin Albert Bunjaki. “Bunjaki është një trajner i ri, i cili për herë të parë në karrierën e tij kishte mundësinë të drejtojë një ekip serioz dhe kombëtar”.
Ish-kapiteni i Vorsklas, ka edhe një porosi për Shevchenkon.

“Kosova ka lojtarë të rinj që ju duhet ende përvojë. Po të isha në vend të tij, nuk do të flija rehat para kësaj ndeshje. Në ekipin kombëtar të Kosovës, lojtarët nuk kanë presion psikologjik, prandaj nuk mund ta parashikosh rezultatin. Për më shumë, shumë lojtarë kanë përvojë në garat ndërkombëtare, si në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës”, ka deklaruar Dallku.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme