De Biasi arrin marrëveshje me klubin nga La Liga

Prishtinë | 22 Sht 2017 | 16:15 | Nga

Gianni De Biasi do ta marrë drejtimin e Deportivo Alavesit.

Pas ndarjes me Kombëtaren shqiptare, Gianni De Biasi do t’i rikthehet punës. Ai do të marrë drejtimin e skuadrës nga La Liga, Deportivo Alaves.

“Po, është e vërtetë. Sapo u thashë ‘po’ drejtuesve të Deportivo Alaves dhe do të marr drejtimin e skuadrës”, ka deklaruar De Biasi për ‘Panorama Sport.

Ish trajneri i Torinos, Berseias e Udineses e njeh mirë La Ligën, pasi në sezonin 2007-2008 ka drejtuar skuadrën e Levantes.

Të ngjashme