De Biasi i kënaqur me lojtarët e Kombëtares

Prishtinë | 11 Nën 2016 | 21:13 | Nga

Gianni De Biasi ka thënë se është i lumtur që lojtarët nuk kënaqen me vendin e tretë.

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi para ndeshjes së nesërme kundër Izraelit ka mbajtur një konferencë për media.

Gjatë konferencës, De Biasi ka thënë se është i lumtur që lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë, nuk kënaqen me vendin e tretë.

 “Duhet ta kuptoni, siç e thashë më parë, si për Izraelin, se secili ka një teori komunikimi. Jam i lumtur që lojtarët nuk kënaqen me vendin e tretë, as unë”, ka thënë De Biasi.

Nesër nga ora 20:45 Shqipëria ndeshet me Izraelin në stadiumin Elbasan Arena.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme