De Biasi: Në Izrael shkojmë për të marrë tre pikë

Prishtinë | 14 Maj 2017 | 23:35 | Nga

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, e ka të qartë objektivin për ndeshjen e radhës së kuqezinjve.

Në një prononcim për mediet, i pari i stolit të kombëtares është shprehur se në ndeshjen me Izraelin kërkon të marri tre pikët që izraelitët arritën të marrin në Shqipëri.

Nga ana tjetër tekniku italian ka folur edhe për sa i përket situatës së Shqipërisë në grup dhe rivalitetit për portën e kombëtares me Strakoshës dhe Berishën.

Situata në grup e ndeshja ndaj Izraelit

“Nuk jemi mirë në klasifikim dhe duhet të paraqitemi mirë, që nga ndeshja me Izraelin, që është shumë e fortë dhe e vështirë si nga aspekti logjistik, ashtu dhe nga kundërshtari. Janë të fortë, por ne shkojmë për të marrë 3 pikët që Izraeli na mori këtu.”

Berisha apo Strakosha?

“Balotazh këtë herë nuk ka, sepse Berisha është i pezulluar, ndërsa për të ardhmen do të flasim. Me rëndësi është të kemi futbollistë që luajnë rregullisht. Thomas Strakosha ka qenë impresionues në sezonin e parë. Madje, ai i ka marrë vendin Marketit në një skuadër si Lacio që në moshën 22-vjeçare.”

Stadiumi i ri

“Në rast se nuk do të jem në krye të ekipit kur të inaugurohet stadiumi i ri, më ftoni dhe do të vij të shoh ndeshjen.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme