De Biasi: Pashë një Shqipëri të madhe me Italinë

Prishtinë | 10 Tet 2017 | 19:33 | Nga

“Një gabim në mbrojtje i mohoi një rezultat pozitiv”.

Gianni De Biasi nuk mund ta humbiste një përballje si Shqipëri – Itali edhe pse nuk është më pjesë e Kombëtares. Ish-trajneri e ndoqi sfidën nga televizori. Në një komunikim me TV Klan ai e vlerësoi paraqitjen e mirë të Kuqezinjve.

“Pashë një Shqipëri të madhe që luajti e barabartë me Italinë. Për fat të keq humbi shansin për një rezultat pozitiv për një gabim në mbrojtje. Por mendoj se zhvilloi një ndeshje me personalitet si ekip.”

Një sfidë historike ku u nderua edhe ish-kapiteni Lorik Cana, një lojtar i vlerësuar gjithmonë nga Gianni De Biasi.

“Më emocionoi ceremonia ku Lorik Cana la futbollin, pasi largohet nga fushat një pjesë e historisë së futbollit shqiptar, një pjesë jetuar edhe prej meje.”

Kombëtarja zhvilloi 6 ndeshje në kualifikueset e Botërorit 2018 nën drejtimin De Biasi, nga të cilat fitoi 3 dhe humbi po 3.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme