De Biasi pyetet se a do ta drejtonte Kosovën

Prishtinë | 14 Qer 2017 | 19:09 | Nga

Në fund të konferencës para gazetarëve, Gianni De Biasi është ngacmuar nëse do pranonte një ofertë nga përfaqësuesja e Kosovës, moment qe e hutoi për disa sekonda, por gjithçka u mbyll me buzëqeshje.

“Unë te Kosova? Nuk di të them. Do konsultohem me menaxherin tim, Dukën”, është shprehur me shaka strategu italian dhe më pas pati një përqafim të ngrohtë mes tij dhe presidentit Armand Duka, transmeton gazeta Olle.

Pas pesë vitesh e gjysmë aventura e De Biasit te Shqipëria është mbyllur dhe tashmë duhet gjetur një tjetër trajner që ta pasojë atë.

Mbetet të shihet se kush do të marrë drejtimin e Shqipërisë, edhe pse flitet shumë për Paolo Tramezzanin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme