De Biassi tregon se si i zbuloi yjet e Kombëtares

Prishtinë | 08 Tet 2016 | 10:06 | Nga

Gianni de Biasi ka treguar se si i ka zbuluar yjet e Kombëtares shqiptare

Strategu italian, Gianni de Biasi, një intervistë për të përditshmen sportive madrilene, AS, para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Spanjës, ka treguar se si i ka zbuluar yjet e Kombëtares shqiptare.

Ish trajneri i Torinos, Brescias dhe Udineses në vitin 2011 kishte marrë drejtimin e Shqipërisë, derisa për një kohë të shkurtër arriti që të sjell në ekipin kuqezi shumë yje, përcjell Express.

“Si i keni gjetur lojtarët që tani i keni në ekip? Në Internet. Ne kemi filluar kërkimin e lojtarëve, të cilët ishin shqiptarë, apo kishin emër shqiptarë, në çdo ligë”, ka treguar De Biasi, përcjell Express.

“Pasi i kemi gjetur emrat ne kemi analizuar videot e tyre në Youtube për të parë nëse ata ishin interesante. Pastaj, në fazën e fundit, ne do të bisedoni me ta dhe i pyesnim nëse donin të luanin për Shqipërinë’, ka deklaruar De Biasi.

De Biasi arriti që me këta lojtarë, të përzgjedhur nga interneti, të bëjë historinë duke u kualifikuar në Euro 2016.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme