De Vrij refuzon Mancheterin, Liverpoolin dhe Arsenalin për Interin

Prishtinë | 27 Mar 2018 | 09:18 | Nga

Synimi për verë i Manchester United, Liverpool dhe Arsenal, mbrojtësi Stefan De Vrij është gati ti refuzojë të gjithë gjigantet anglez për t’ju bashkuar Inter Milanit.

Kështu është raportuar sot nëpër mediat italiane të cilat kanë shkruar se De Vrij do të kalojë në Inter pas ti kalon kontrata me Lazion.

Mbrojtësi holandez është lidhur më parë edhe më një kalim të mundshëm të tij në Manchester City dhe Barcelonë.

Mbrojtësi ka konfirmuar se do të largohet nga Lazio në fund të sezonit pasi ti skadon kontrata.

Ky transfer do ta forconte shumë skuadrën nga Milano, pasi që janë favorit për të përfunduar në top 4 në Seria A në Itali.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme