Debutimi i Neymarit mund të shtyhet edhe për një javë

Prishtinë | 09 Gus 2017 | 14:32 | Nga

Debutimi i shumëpritur i Neymarit me Paris Saint-Germain mund të shtyhet edhe për një javë tjetër. Mediat franceze raportojnë që transferimi ndërkombëtar nuk ka shkuar në zyrat e PSG-së, kështu që reduktohen shanset për ta parë brazilianin në fushë këtë të diel kundër Guingampit.

Siç shkruan L’Equipe ka kohë deri mesnatën e së shtunës që PSG ti dërgojë Ligës Franceze të Futbollit dokumentin që do t’i dorëzohet nga Federata Spanjolle, por te Barcelona ende nuk kanë lëvizur për të lëshuar transferin, duke krijuar përshtypjen se katalanasit me qëllim e zvarrisin këtë çështje, si shenj hakmarrjeje për largimin e Neymarit nga “Camp Nou”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme