Dekada e shpresës dhe e zhgënjimit

Prishtinë | 17 Shk 2018 | 13:49 | Nga

Në sheshet e Kosovës regjimi serb vrau e arrestoi protestues paqësorë. Në to manifestonte dhunën që t’ia fuste frikën kujtdo që kërkonte liri e pavarësi. Pas luftës, në sheshe u vendosën shtatore të figurave të rezistencës së armatosur dhe asaj paqësore.

Me emra burrështetasish ndërkombëtarë të kohës së bombardimeve u emërtuan sheshe, bulevarde e rrugë gjithandej Kosovës. Bashkë me historinë e vendit të çliruar, ndryshoi përnjëherë edhe lidhja e qytetarëve me to. U desh të kalonte pothuajse edhe një dekadë pas luftës që i madh e i vogël të festonin jashtë në ditën e acartë të 17 shkurtit 2008, shkruan sot Koha Ditore.

Katër qytetarët të cilët i ka intervistuar gazeta me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë kanë kujtime nga aktivitetet festive të datës së Shtetësisë. Dikush doli me familje, dikush me shoqëri. Të katër të intervistuarit e moshave dhe vendeve të ndryshme thonë se për një ditë i harruan krejt problemet familjare dhe shoqërore. As që u kishte shkuar ndërmend se dhjetë vjet më vonë do të flisnin me dëshpërim dhe shpresë.

Thonë se qytetarët duhet të bashkohen më shpesh nëpër sheshe, që t’iu përçohet krerëve të vendit mesazhi i pakënaqësisë. Ndryshe, paralajmërojnë ata, shteti më i varfër në Evropë do të vazhdojë të përballet me largimin e rinisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme