Delawie reagon në lidhje me ndalesën e hyrjes së karateistëve kosovarë në Serbi

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 15:08 | Nga

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar pas incidentit me karateistët të Kosovës.

Gjatë ditës së mërkurë, karateistëve kosovarë iu ndalua hyrja në Serbi për të marr pjesë në garat evropiane.

Policia serbe në kufirin e Merdares u kumtoi drejtuesve të Federatës së Karatesë së Kosovës vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët kishin dhënë urdhër që ekspedita të mos lejohet të hyjë në Serbi.

Përfaqësuesja e karatesë do të duhej të merrte pjesë në kampionatin evropian të karatesë, që mbahet në Novi Sad të Serbisë.

Gjithashtu përfaqësuesja e Kosovës u ndaluar të hyjë edhe pas tentimit të dytë.

Kjo ndalesë e ka bërë ambasadorin Delawie të reagojë, duke thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve duhet së paku të garantoj garat ndërkombëtare për sportistë.

“Normalizimi i marrëdhënieve duhet të paktën të thotë se atletët e rinj, pa marrë parasysh përkatësinë etnike të tyre, janë të lirë të konkurrojnë në garat ndërkombëtare”.

“Është e trishtuar të shohësh ëndrrat e tyre të shkatërruara nga politika ndërkombëtare mbi të cilat nuk kanë kontroll”, ka shkruar Delawie në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme