Dembele e kërkon largimin nga Barcelona

Prishtinë | 14 Mar 2018 | 08:54 | Nga

Ousmane Dembele është duke kërkuar të gjejë një mënyrë për t’u larguar nga Barcelona pas një sezoni të parë zhgënjyes te gjiganti spanjoll, raporton Don Balon.

Barcelona, megjithatë, nuk është e gatshme ta lërë atë të largohet tani, meqë asnjë klub nuk dëshiron t’i paguajë më shumë se 60 milionë euro për ish-yllin e Dortmundit, transmeton Express.

Klubi katalan nuk është të pësojë humbje të mëdha duke ditur se e ka blerë atë për 147 milionë euro.

Mediumi spanjoll madje raporton se klubet tjera kanë nisur të pyesin për mundësinë e huazimit të 20-vjeçarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme