Dembele ka filluar ta arsyetojë shumën e paguar për të

Prishtinë | 19 Sht 2018 | 10:27 | Nga

Me het-trikun e tij, Lionel Messi ishte pa dyshim ylli i fitores së Barcelonës ndaj PSV Eindhoven-it me rezultat 4-0.

Por Ousmane Dembele e futi verën në tabelën që tregon shënuesit duke vazhduar me fillimin pozitiv të këtij sezoni.

Sulmuesi shënoi golin e pestë këtë sezon, që i bie se ka shënuar më shumë sesa në sezonin 2017/18.

Kur erdhi në Barcelonë, ai kishte presion, pasi për të ishin paguar 150 milionë euro me bonuse, shkruan Marca.

Ai u përpoq ta arsyetonte këtë, por një lëndim i gjatë e la jashtë fushave.

Tani ai po e tregon që vlen, duke shënuar gola dhe duke fituar ndeshje, gjë që perceptimi për Dembelen ka ndryshuar krejtësisht në vetëm disa javë.

Por atij i duhet ende kohë dhe trofe që ta ‘shlyejë’ pagesën të cilin Barcelona e ka kryer të për të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme