Derbi i Manchesterit mund të shtyhet për një arsye interesante

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 16:46 | Nga

Derbi i qytetit të Mançesterit mund të shtyhet për një datë tjetër.

Manchester United po ndjek Europa Leaguen dhe kërkon t’a fitojë këtë garë, me ç’rast do t’a siguronte pjesëmarrjen në Champions League edicionin e ardhshëm.

Por ndeshjet e shumta që do të ketë, mund të bëjnë që takimi me rivalin lokal, Manchester City mund të shtyhet për ndonjë datë tjetër.

Udhëtimin për në Francë për t’u përballur me St Etienne, Manchester United do t’a ketë me datën 22 shkurt, ndërsa ndeshja me Cityn zhvillohet më 25 dhe kjo ndeshje po mendohet të shtyhet për një datë tjetër më të përshtatshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme