Deri më tani 9000 bileta janë shitur për ndeshjen Kosovë-Islandë

Prishtinë | 24 Mar 2017 | 10:54 | Nga

Kosova do të luajë sonte takimin e radhës në kuadër të eliminatoreve të botërorit Rusia 2018.

Përfaqësuesja jonë takohet me Islandën në stadiumin e qytetit Shkodrës.

E pikërisht Loro Boriçi pritet të jetë i mbushur plotë me tifozë anembanë trojeve shqiptare dhe diasporës.

Deri më tani siç mëson Telegrafi janë shitur mbi 9000 mijë bileta ndërsa ky numër gjatë orëve në vijim pritet të shkojë deri 11-12 mijë.

Theksojmë se tashmë edhe tifozët zyrtarë të përfaqësueses ‘Dardanët’ tashmë kanë marrë rrugën për në qytetin e Shqipërisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme