Dështon gara në Brezovicë, FSK-ja s’pranon kushtet e serbëve

Prishtinë | 19 Jan 2017 | 10:16 | Nga

Federata e Skijimit e Kosovës (FSK) edhe këtë vit nuk do ta mbajë garën “Kupa e Brezovicës”, por as edhe gara tjetër në këtë qendër, më të madhen në Kosovë. Problemi është i vjetër: strukturat paralele serbe që menaxhojnë këtë qendër.

Kryetari i FSK-së, Milaim Kelmendi, thotë se është e pamundur të mbahet një garë në Brezovicë, meqë kompania që menaxhon qendrën, nuk është e regjistruar, nuk ka xhirollogari dhe si pasojë nuk mund të lëshojë as fatura të rregullta, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas ligjit, me para kesh mund të bëhet një pagesë vetëm deri në 500 euro, e mbajtja e një gare në Brezovicë kushton shumë më shumë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme