Dhunë në derbin e Turqisë, goditet trajneri i Besiktasit

Prishtinë | 20 Pri 2018 | 09:24 | Nga

Derbi i Stambollit mes Fenberbahces dhe Besiktasit nuk arriti të përfundojë, për shkak të atmosferës tejet të tensionuar.

Në minutën e 59’ të takimit u regjistrua edhe një incident i rëndë, pasi trajneri i Besiktasit, Senol Gunes u godit me sende të forta dhe pësoi një çarje në kokë.

Për shkak të këtij incidenti, por edhe për shkak të atmosferët tejet të ngarkuar e me tension, arbitri vendosi ndërprerjen e ndeshjes.

Ky takim ishte i vlefshëm për fazën gjysmëfinale të Kupës së Turqisë, teksa pas ndeshjes së parë, që përfundoi në barazim 2-2, sonte pritej të përcaktohej skuadra që do të synonte trofeun në finale.

Rasti me tifozërinë e Fenerbahces është i përsëritur, ndaj pritet që Federata Turke e Futbollit të veprojë me ‘dorë të hekurt’, për këtë incident.

https://twitter.com/twitter/statuses/987041442127368192

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme