Dhurata për fëmijët në stadiumin e Feyenoordit

Prishtinë | 20 Gus 2018 | 17:51 | Nga

Skuadra e Feyenoordit, ka bërë një gjest të madh në ndeshjen kampionale ndaj Excelsiorit (Egzellsior) të dielën në fitoren 3:0.

Drejtuesit e klubit kishin ftuar për ta ndjekur nga afër ndeshjen fëmijët e spitalit Sophia.

Por, tifozët e skuadrës mysafire me të dëgjuar se në stadium do të jenë fëmijë nga ky spital kishin përgatitur një surprizë për këta të fundit.

Tifozët u dhuruan lodra të ndryshme fëmijëve të pranishëm në stadium duke i hedhur ato në pjesën ku ishin vendosur tifozët specialë.

Kjo nuk ishte hera e parë që shihet në kampionati holandez pasi edhe më parë të njëjtën gjë e bënë edhe tifozët e Den Haagit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme