Distria Krasniqi fiton medaljen e artë

Prishtinë | 10 Nën 2017 | 17:01 | Nga

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi, i ka sjell Kosovës medaljen e artë nga Kampionati Evropian U-23, që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Distria mposhti në finale rumunen, Alexandra-Larisa Florian, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Deri tek medalja e artë, Krasniqi arriti pasi mposhti katër garuese. Rrethin e parë e kaloi pa luftë.

Në të dytën mundi, Betina Temelkova të Izraelit, pastaj në çerekfinale mposhti rusen, Daria Bobrikova. Në gjysmëfinale kaloi pengesën, Francesca Giorda nga Italia.

Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin madhështor të xhudistes tonë dhe Federatës së Xhudos së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme