Dita e fundit te Flamengo, lojtari i Real Madridit “shpërthen” në lot

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 12:04 | Nga

Klubi i FLamengos në Brazil ka nxjerrur figura që do mbahet mend gjatë në historinë e futbollit.

Së fundmi është spikatur edhe një talent i ri, i quajtur, Vinicius Junior që është në pronësi të Real Madridit.

Vinicius u ble vitin e kaluar nga “Los Blancos” për 45 milionë euro dhe është lënë në formë huazimi tek skuadra e tij për shkak edhe të moshë së tij të re.

Por paraqitja e tij e shkëlqyer të Flamnego ka bërë që Real Madrid të nisi procedurat e transferimit pasi e do sa më parë në Madrid.

Vinicius Junior duket se ka luajtur ndeshjen e fundit me Flamengon në Maracana mbrëmë ku nuk i ka mbajtur dot emocionet dhe ka shpërthyer në lot.

“Është momenti që…”, u shpreh Vinicius ku ndërpreu intervistën për pak çaste pasi nuk mundi t’i ndalte lotët.

“Drejtori sportiv i Flamengos po insiston që unë të vazhdoj, por nuk jam unë ai që vendos. Është pak e vështirë. Shpresoj të jetë gjëja e fundit që humbisni”, shtoi më pas ai, transmeton Albeu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme