Dje në burg, sot në Olimpiadë

Prishtinë | 10 Gus 2016 | 10:16 | Nga

Amnat Ruenroeng kaloi gati gjysmën e jetës në burg. Por, sot është në Olimpiadën “Rio 2016” me mision – të vendosë një medalje rreth qafës. Ai thotë se burgu i kreu punë, i dha disiplinë e edukatë, të cilat i shfaq në ring.

Amnat Ruenroeng flet haptas, madje me dëshirë për vitet e kaluara në një burg në Tajlandë.

Sakrifica e tij për të dalë nga varfëria, krimi dhe varësia nga droga filloi në qeli. Boksieri dëshiron ta përfundojë me një medalje olimpike rreth qafës së tij.

“Të jeni në burg i ka të mirat e veta”, deklaroi Ruenroeng nëpërmjet një përkthyesi. “Ju fitoni disiplinë, ju mësoni se çka është e mirë dhe çka është e keqe. Në burg, ata ju mësojnë edukatë dhe kanë boks, futboll, arte marciale. Jam i mirë në boks”, theksoi ai. Tetë vjet pasi Ruenroeng për pak dështoi të fitonte medalje në Pekin, 36-vjeçari e nisi Olimpiadën në Rio me fitore të dielën. Duke boksuar 11 kilogramë mbi peshën e tij profesionale pas kualifikimit për në Lojërave vetëm një muaj më parë ai e mposhti argjentinasin Ignacio Perrin, më vendim të gjyqtarëve.

“Jam ndier mirë, por më duhet të përmirësohem sepse ky është shansi im”, tha ai. Kur AIBA ftoi boksierët profesionistë të përpiqen të kualifikohen për “Rio 2016” më herët gjatë këtij viti, asnjë emër i madh ndërkombëtar nuk e pranoi ofertën, dhe vetëm tre profesionistë janë duke garuar në Olimpiadë.

Por, Ruenroeng e shfrytëzoi mundësinë vetëm disa javë pasi humbi titullin e tij në nivelin e profesionistëve dhe e siguroi kualifikimin në muajin e kaluar. Ruenroeng vendosi të garojë tek kufizimi prej 60 kilogramë, plot 11 kilogramë mbi kufizimin e caktuar në nivelin e profesionistëve. Ai u ndal gjatë garës kualifikuese në Venezuelë, muajin e kaluar, dhe duhet t’i mposhtë dy veteranë të tjerë për të siguruar një medalje në Rio.

“Është e vështirë sepse kundërshtarët e mi kanë një avantazh, ata janë më të mëdhenj, por unë kam dëshirën”, theksoi Ruenroeng.

Kapitulli i dytë i jetës së tij ka qenë përmirësimi i gabimeve. Pas përjashtimit nga shkolla, Ruenroeng tha se u burgos tri herë dhe shërbeu dënimin prej 15 vjetësh për plaçkitjen e një turisti, kur nëpërmjet një programi sportiv e kuptoi se kishte talent për boks. Nuk shkoi gjatë dhe ai fitoi titullin shtetëror e më pas edhe në nivelin ndërkombëtar për Tajlandën, që ka histori të pasur të sukseseve në boks.

Ruenroeng nuk u bë profesionist deri më 2012, por arriti sukses të shpejtë. Ai fitoi titullin në janar 2014 dhe e mbrojti pesë herë. Atij i mungon gruaja dhe djali në Tajlandë, por bisedon me ta çdo ditë.

Ruenroeng nuk u bë profesionist deri më 2012, por e fitoi titullin në janar 2014 dhe e mbrojti pesë herë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme