Drita duhet t’i sillet Evropës për të mbërritur në Gjibraltar

Prishtinë | 06 Qer 2018 | 09:03 | Nga

Të gjatë e kishte Drita rrugën për të dalë kampione e Kosovës. Titullin e dytë dhe të parin pas 15 vjetësh e siguroi vetëm në xhiron e fundit të Superligës në futboll me një barazim të vështirë ndaj Prishtinës (0:0), shkruan sot Koha Ditore.

E të gjatë do ta ketë edhe rrugën drejt Gjibraltarit, ku do të zhvillohet turneu parakualifikues i Ligës së Kampionëve. Për të arritur në Gjibraltar, territor i jashtëm britanik në kufi me Spanjën, Dritës do t’i duhet të kalojë nëpër shumë vende. Fillimisht duhet të niset nga Gjilani në Tiranë, e më pas nga aty në Vjenë, Londër, Bristol dhe në fund në Gjibraltar.

Kjo edhe është rruga e vetme që i ka mbetur Dritës, meqë Ambasada e Anglisë në Kosovë e ka njoftuar se për të shkuar në Gjibraltar, duhet të kalojë tranzit nëpër Londër, e assesi direkt në Gjibraltar.

Të ngjashme