Drita e mposht Drenicën, Prishtina ndahet baras me Trepçën 89

Prishtinë | 14 Mar 2018 | 15:57 | Nga

Kanë përfunduar shumica e ndeshjeve të javës së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll, me derbin mes Prishtinës dhe Trepçës 89 që është mbyllur pa gola.

Ndërkohë, Drita e ka shfrytëzuar këtë barazim të liderit të Superligës duke e mposhtur Drenicën 3-1 në shtëpi dhe iu afruar edhe më shumë kreut, raporton Express.

Përkundër barazimit, Prishtina mbetet e para me 43 pikë, dy më shumë se Drita në vendin e dytë.

Ndërkohë, Liria, e cila po ashtu barazoi në përballje me Vëllaznimin, gjendet në vendin e tretë me 38 pikë.

Këto janë rezultatet e pesë ndeshjeve të kësaj jave:

Drita – Drenica 3:1

Feronikeli – Besa e Pejës 1:0

Llapi – Vllaznia e Pozheranit 2:0

Liria – Vëllaznimi 1:1

Prishtina – Trepça 89 0:0

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme