Driton Kuka ua ndalon politikanëve publikimin e fotografive të Majlinda Kelmendit

Prishtinë | 04 Sht 2017 | 10:38 | Nga

Driton Kuka, trajneri i kampiones botërore në xhudo Majlinda Kelmendi, ka shpërthyer me pyetje e akuza ndaj politikës.

Kjo ka shkuar deri në atë masë, saqë, trajneri Kuka ka thënë se asnjë politikanë tash e tutje nuk ka të drejtë ta publikojë asnjë fotografi të Majlinda Kelmendit pa marrë lejen e tij. Në të kundërtën, do t’i ndjekë rrugët ligjore për t’i paditur.

Ai ka nxjerrë në pah edhe një detaj, duke thënë se pagesat që është dashur t’i bëhet Majlinda Kelmendit, nuk janë bërë që nga korriku i vitit 2016.

Postimi i plotë i trajnerit Driton Kuka:

Kush po punon për kolapsin e Sportit në Kosovë!?

A kanë njohuri Institucionet e Shtetit që Kampiones Olimpike s’i ka dalë asnjë cent për pagat ndaj saj prej Korrik 2016!!!

A keni njohuri që Federatën tonë dikush po e bllokon me financa prej Marsit 2017!!!?

Çka po pretendohet me këto bllokada deri kur po mendoni që duhet duruar bllokadën e Sportit me Kampion Evropian, Botëror e Olimpik!?

Po mburreni kudo që Kosova ka vlera e ka Kampionen Olimpike por spo pyet askush si po trajtohet ajo!!

A mos po krijohet përshtypja që duhet edhe Majlinda të vij të qaj e trokas nëpër dyer të Ministrisë e të duket sikur po kërkon lëmoshë sikur disa sportist që janë sjell në atë gjendje!?

Nuk do e shihni kurrë asnjë nxanës timin në atë gjendje,nuk mund të shantazhoni Kampionen Olimpike të vije e të lus askend!

Fotografitë që i postoni me Majlinden tash e tutje duhet me marr leje çdo politikan përndryshe Do kerkoj ndihmën nga njerëz të drejtësisë a kemi të drejtë me i padit e ndoshta në qat formë bajmë buxhet për aktivitetet tona!?

Kujtim Kerveshi pyetja e fundit për ty miku im ?

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme