Drogba paralajmëron pensionimin në vitin 2018

Prishtinë | 15 Nën 2017 | 17:44 | Nga

Ish-sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, do të tërhiqet nga futbolli në fund të sezonit të ardhshëm në United Soccer League në nëntor të 2018.

“Mendoj se viti i ardhshëm do të jetë i fundit për mua si futbollist”, tha Drogba për radion RMC Sport.

“Vjen një moment që e kupton se duhet të ndalosh dhe duhet të gjesh kohën për projekte të reja. Është bukur të luash futboll, por mosha ime po me kufizon”, shtoi sulmuesi.

Drogba te Blutë u transferua nga Marseille në vitin 2014, ndërsa për tetë sezone te Chelsea u paraqit 341 ndeshje dhe shënoi 157 gola.

Pastaj kalo te Shanghai Shenhua, Galatasarat, Montreal Impact dhe tash te Phoenix Rising.

Ai fitoi katër herë Ligën Premier, aq edhe FA Cup dhe një herë Ligën e Kampionëve.

Ndërsa me Galatasarayn, një herë Super Ligën dhe TFF Super Kupën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme